Ky është ushqimi që iu lumturon më shumë

Shkencë & jetë

Pica rimon me lumturinë. Një sondazh i realizuar në Itali me rastin e Ditës botërore të Lumturisë ka dalë në përfundimin se ajo është pikërisht ushqimi që dhuron më shumë kënaqësi.

Momentet e vogla, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë janë shumë. Të blesh diçka të re, të dëgjosh muzikë e të kërcesh, të gjitha këto të ngrenë humorin.

Por, nuk mbetet pas as ushqimi. Në fakt, të hash ushqimin e preferuar, të shijosh çdo kafshatë të tij konsiderohet si një ndër gjërat më të kënaqshme për një person.

Ushqimi i zemrës, sipas anketimit që përfshinin edhe recetat që sjellin më shumë buzëqeshje, rezulton të jetë pica, teksa mes grave, më e preferuara duhet të jetë Margheritta. Medaljen e argjendtë në sondazh e marrin makaronat dhe atë të bronztë ushqimet e zgarës.

Sipas të njëjtit anketim, maksimumin e kënaqësisë gjatë të ngrënit e përbën ulja në tryezë me partnerin. Në vend të dytë vjen të ngrënit me prindërit dhe në të tretin, ai me shokët. Por, është edhe një 10 përqindësh i të intervistuarve që preferon ngrënien me gjyshërit.

E gjitha kjo nuk do të thotë gjë tjetër, përveçse që ushqimi të bën edhe më të lumtur kur e ndan me njerëzit që do.

Share: