SHPREHJET MË TË BUKURA PËR DASHURINË

Kulturë Shkencë & jetë

Fjala dashuri, është një ndër fjalët më të përdorura nga të gjitha moshat dhe nga të gjitha kategoritë e njerëzve: i vogël apo i madh, i ri apo i moshuar, i pasur apo i varfër, intelektual apo i pashkolluar. Kjo  do të thotë se është një forcë dhe një virtyt pa të cilin nuk mund të jetohet e  nuk i mohohet askujt.

Për dashurinë janë shkruar shumë libra, poezi, ese, janë thurur shumë vargje, por ajo nuk kërkohet të mbetet vetëm në të shkruar apo në fjalë, por të dhurohet e të praktikohet.

Disa prej shprehjeve më të bukura të dashurisë janë:

# Do ta dini se jeni i dashuruar atëherë kur nuk mund të flini, sepse realiteti thjesht është më i bukur se ëndrrat – Dr. Seuss.

# Kjo është ndjenja e pashpjegueshme, shprehja. Kjo është prekje, kjo është ndjenjë. Kur njëherë e ndjeni, e kuptoni se në botë nuk ekziston asgjë tjetër – Snoop Dog.

# Dashuria më e mirë është ajo e cila na zgjon shpirtin, e cila na nxit të anojmë kah më e shumta, e cila ndez zjarrin në zemrat tona dhe sjell qetësi në mendimet tona. Ajo është që shpresoj se do të mund ta ofroj përgjithmonë – nga libri Notebook, Nicholas Sparks.

# Por lidhja më emocionuese, më sfiduese dhe më kryesore nga të gjithat është ajo që keni me vetveten. Kurse nëse arrini ta gjeni dikë që dëshiron po të njëjtën që edhe ju e duani, është thjeshtë fantastike – Carrie Bradshaë.

# Gjëja më me rëndësi që do ta mësosh ndonjëherë është thjesht se dashuron dhe do të jesh i dashururar – Christian në filmin Mouline Rouge.

# Kur do ta kuptoni se me ndokënd dëshironi ta kaloni pjesën e mbetur të jetës, atëherë dëshironi që pjesa e mbetur e jetës të fillojë sa më shpejt – Harry Burns në filmin Kur Harry takon Saly-n.

# Të garantoj se do të ketë kohë të vështira. Të garantoj se herët apo vonë njëri nga ne, apo të dy, do të dëshirojë të largohet. Por, gjithashtu të garantojë se, nëse nuk të pyes që të jesh e imja do të vuaj deri në fund të jetës, sepse e di, në zemër, që ti je e vetmja për mua – Ike Graham në filmin Runaëay Bride

# Nuk dua ti mbyll sytë. Nuk dua të flej. Sepse do të më mungosh, baby. Kurse nuk dua që të më mungojë diçka – teksti nga kënga e Aerosmith

# Kur dashuron ndokënd, e dëshiron të tërin…duhet të duash gjithçka të tij, jo vetëm gjërat e bukura, por edhe ato të këqijat. Ato gjëra që është lehtë të dashurohen dhe ato që nuk është lehtë – Estel Padington në filmin Dita e të dashuruarve

# Dashuria jonë është si era – nuk mund ta shohësh, por mund ta ndjesh – Landon Karter në filmin A day to remember

# Thjeshtë “Të dua” vlen më shumë se paratë – Frenk Sinatra në këngën Tell her you love her

# Për mua dashuria është kur ndokush më thotë “Dua të jem me ty deri në fund të jetës dhe nëse është e nevojshme, do hidhesha nga aeroplani për ty”– Jennifer Lopez

Share: