Monika Kryemadhi: “97 s’do jetë asgjë”, Rama po të jetë trim…

Politikë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se Edi Rama është i destinuar të shkojë drejt fundit të tij politik, ndërsa shtoi se ’97 nuk do të jetë asgjë në krahasim me atë që do të bëjnë shqiptarët tani.

Ajo tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 se viti i largët, i cili u karakterizua me trazira kishte në mes çështjet e parasë, por sot shtoi ajo, shqiptarët po luftojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.  E para e LSI-së hodhi akuza edhe për PPP-të, ku theksoi se të gjithë fajtorët dhe abuzuesit duhet të shkojnë në burg si dhe të kthejnë mbrapsht të gjithë paratë e vjedhura tek shqiptarët.

 

 

 

“Ajo që thoni ju Lubonja keni shumë të drejtë. Ka një inflacion shumë të madh lajmesh. Ne na ka zënë brenda, puna është kush ka mbetur gjallë. Njëri i ka vënë dinamitin, tjetër i ka shkelur sustën. Asnjëri nga nuk është i pafajshëm. E para njëherë: Rimëkëmbja ekonomike nuk vjen në këto kushte. Katër milionë euro merr Vilma Nushi, që nuk ka bërë asnjë analizë. Nuk më ka ardhë të më bëjë asnjëherë Check-up Vilma Nushi.

Share: