Ish-policët protestojnë kundër vendimit për Dritan Dajtin

Aktualitet Kronikë Kryesore Politikë

Para Kryeministrisë protestuan ish-policët, të cilët e cilësojnë absurd vendimin që u dha për personin që akuzohet se vrau 4 oficerë policie.

Në operacionin e kapjes së Dritan Dajtit, i cili jetonte në arrati pasi kishte një tjetër dënim për vrasje, humbën jetën 4 punonjës policie.

Gjykata e Shkallës së Parë, pas një historie të gjatë gjyqesh mbi 10 vjet dha vendim me burgim të përjetshëm, por Gjykata e Apelit me një trupë gjykuese ende të pakaluar në Vetting, e uli dënimin në 25 vite.

Share: