Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, vijon të ketë qëndrime radikale kundër njohjes së Pavarësisë së Kosovës. Ai u shpreh për “Tanjug” se më mirë të vritet se të njohë Kosovën dhe këtë gjë nuk do e bëjë për sa kohë do jetë ai president.
“Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëj. Më goditni, por unë s’do ta bëj. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç, shkruan “Tanjug”.
Deklarata e Vuçiç vjen një ditë para vizitës së tij në Tiranë, ku do të marrë pjesë në punimet e samitit të Brdo-Brion në kuadër të Ditës së Europës, 9 majit.
Asnjë marrëveshje nuk u arrit në Samitin e Berlinit, ndërkohë që pritet të këtë bisedime të tjera dhe në Samitin e Parisit, ku do jenë të pranishëm kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emanuel Macron.