Gafa e Hajdarit gjatë fjalimit: 3 ushtarakë humbën jetën në Letoni…. mund t’ju them dhe emrat

Politikë

Deputetja Rudina Hajdari, kërkoi sot një minutë heshtje për ngjarjen e ndodhur më 6 maj, në kampin Adazi të Letonisë.

Por duket se deputetja Hajdari nuk ka qenë e mirëinformuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa u shpreh se më datën 6 maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë. Fjalimi u ndërpre nga deputetë të maxhorancës, të cilët u munduan të korrigjojnë deputeten Hajdari, e cila insistoi në fjalimin e saj, duke kërkuar të thotë edhe emrat e ushtarakëve, por në fund u ‘bind të pranojë’ se dy prej tyre ishin të plagosur.

E painformuar apo një lapsus gjatë fjalimit duket të ketë qenë edhe emri i ushtarakes së ndjerë, që humbi jetën në kampin Adazi në Rigë të Letonisë.

Share: