Mediat britanike: Milionat e kokainës që përfundojnë në Shqipëri. Ja qyteti shqiptar, ku shtrihen tentakulat e krimit

Kronikë

Mediat britanike i rikthehet sërish asaj që ato e konsiderojnë mafien shqiptare në rrugëy e qyteteve të tyre.

 

“The Sun” shkruan se valixhet e mbushura me miliona paund që gjenerohen nga përdorimi i kokainës në Britani, po ndërlidhen në vendet e Ballkanit, nga ajri, toka dhe deti. Kjo është faza përfundimtare, shkruan gazeta, që nis nga fushat me koka në Amazonë në rrugët e Britanisë, e orkestruar nga të ashtuquajturit “Lidhja Shqiptare”.

Në Shqipëri-shkruan “Sun”, paratë e kokainës konvertohen në makinat më të fundit dhe prona të paluajtshme, duke ushqyer korrupsion dhe duke dëmtuar sundimin e ligjit.

Në Britani, kokaina e lirë dhe me pastërti të lartë ka ushqyer epideminë e krimeve me thikë.

Nuk është çudi që Shqipëria – një komb i vogël prej rreth tre milionë dhe që është i dëshpëruar për t’u bashkuar me BE – është tani në ballë të luftës së Mbretërisë së Bashkuar kundër krimit të organizuar.

Lidhjet e gjakut

Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani (NCA) thotë se rritja e numrit të grupeve kriminale shqiptare po shton ndikimin e tyre në rrjedhën e sipërme. Duke tymosur një cigare në një nga baret në Tiranë, prokuror vendas më tregoi se si bashkatdhetarët e tij goditën tregun britanik të kokainës prej 5 miliardë.

Ai tha: “Ata shkuan drejt e në burim-Amerikën e Jugut. Ata u bënë shitës me shumicë dhe goditën trafikantët e mesëm”.

Mafiozët shqiptarë u bashkuan pastaj me ‘Ndrangheta” – mafien më të fuqishme italiane-e cila ka njerëzit e saj në disa nga portet më të ngarkuara të Evropës

Kokaina me pastërti të lartë mbërrin në Belgjikë dhe Holandë në kontejnerët e transportit nga Amerika e Jugut dhe më pas vazhdon udhëtimin për në Britani.

Më herët, kokaina është kontrolluar nga tregtarët e vegjël të rrugëve të tillë si Hellbanianz.

Bazuar në Barking, në Londrën Perëndimore, “ushtarët shqiptarë të këmbësorisë” nuk ngurojnë të tregojnë armët, paratë dhe makinat më të fundit në rrjetet sociale.

‘Gati për luftë’

Në një video rap të lëshuar nga grupi në tetor, ata këmbëngulën se ishin “gati për luftë”.

Në vitin 2016, tre nga bandat e rrugës u burgosën për një total prej 42 vjetësh, pasi një operacion policor zbuloi 6 milionë funte drogë si dhe armë me silenciator.

Një nga ata të burgosur, udhëheqës i “Hellbanianz”, Tristen Asllani, i cili është dënuar me 25 vite burg, postoi fotografi nga qelia e burgut të Wandsworth duke insistuar se e vetmja gjë që atij i mungonte ishte një femër.

Modeli shqiptar i biznesit ka bërë që çmimi i një kilogram kokainë të paprerë në Britani nga rreth 45 mijë paund 5 vjet më parë, të bie në 30 mijë paund tani. Koksi blihet në burim për 3800 paund në xhunglat e Kolumbisë.

Gazetari i krimeve shqiptare Artan Hoxha i tha “The Sun”: “Grupet e krimit bazohen në lidhje familjare dhe miq të besuar nga i njëjti qytet në Shqipëri.

“Gjithkush, njeh familjet e njëri-tjetrit, gratë, fëmijët, që shërben si garanci. Nëse tradhtojnë grupin, hakmarrja do të vijë”, thotë ai, duke shtuar se vrasjet nga klanet rivale që shpërthejnë herë pas here në Shqipëri qëndrojnë të pa zbardhura për dekada.

Gazetari Hoxha shton për “The Sun”: “Sistemi do të thotë që kur policia të arrestojë ushtarët e këmbësorisë, ata luftojnë për të gjetur lojtarët e mëdhenj. Askush nuk flet”.

Megjithatë, policia britanike ka pasur suksese të profilit të lartë. Kur policët bastisën “kumbarin” Erald Mema, ata zbuluan  560,000 £, 10 kg kokainë, dy pistoleta 9mm dhe një revole Smith & Wesson.

33 vjeçari lëvizte mes Britanisë dhe atdheut të tij, ndërsa drejtonte rrjetin e kokainës në mbarë Britaninë.

Familjet rivale në krim

Jailing Mema u dënua për 25 vjet në Oksford Crown Court për furnizim të kokainës në tetor të vitit të shkuar. Gjykatësi Peter Ross i tha atij: “Ju jeni një rast i rrallë. Ti je njeriu më i rëndësishëm i këtij operacioni të krimit të organizuar.

“Organizatat kriminale si tuajat po prodhojnë dhunë të ashpër duke përdorur armë dhe thika.”

Një tjetër baron shqiptar i kokainës, Klodjan Copja, i pëlqente të ngiste një Ferrari të kuq nëpër rrugët e qytetit të Elbasanit, kur u kthye nga Britania.

Për tre vjet, policia arrestoi korrierët dhe ushtarët e tij, që kishin mbuluar me drogë Londrën, Birminghamit, Leicester dhe Nottingham me 150 milion paund kokainë.

Copja, 31 vjeç, mbeti i pakapshëm, duke i mbjellë fitimet e tij në një bar të zhurmshëm në qytetin e tij të origjinës në Shqipërinë qendrore.

Më në fund, ai u kap duke përdorur një pasaportë të rreme në kufirin greko-shqiptar dhe tani po kryen 17 vjet burg në Mbretërinë e Bashkuar.

Elbasani është dëmtuar nga lufta midis familjeve kriminale, tentakulat e të cilit shtrihen në Britani të Madhe.

Vëllai i Copja u arrestua për hedhjen në erë të një rivali. Gangsterët e veshur si policë, vranë tre persona dhe plagosën 7 të tjerë.

Shumë shqiptarë arrijnë në Britani duke përdorur letra të rreme ose paguajnë rreth 12,000 paund për të kaluar fshehurazi përmes Kanalit në shpinë të kamionëve.

Me shkurtime nga “The Sun”, artikulli origjinal

https://www.thesun.co.uk/news/9016073/britain-cocaine-epidemic-albania-mafia/#

 

Share: