Pas pezullimit, rikthehet në detyrë Mynyr Koni

Aktualitet Kryesore Sociale

Mynyr Koni është rikthyer në detyre pas tri javësh pezullim nga detyra e rektorit të Universitetit të Tiranës, pas vendimit të Ministres së Arsimit.

Në një intervistë për Ora News, Koni tha se vlerëson maksmialisht Presidentin Meta, pasi ka mbajtur në qëndrim prej shtetari si pas tij.

Ndërkohë Koni u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me ministren e Arsimit, Besa Shahini, duke shtuar se është ” i hapur dhe vazhdimisht për bashkëpunim dhe se nuk cënon asgjë në marrëdhënien e tij me ministren e Arsimit apo çdo strukturë tjetër për tu zhvilluar Universiteti i Tiranës”.

“Dekretin e presidentit dhe relacionin shpjegues të  tij e vlerësoj maksimalisht. Një qëndrim shtetari me përmasat e një politikani, i cili e ka treguar gjatë gjithë kohës së tij. Mbrojti dhe siguroi autonominë institucionale dhe garantoi lirinë akademike, të drejtat e fituara nga ana kushtetuese. Kështu që në emrin tim personal, të stafit akademik të studentëve të UT-së e vlerësoj maksimalisht. Nga ana tjetër e garantoj presidentin dhe gjithë strukturat e universitetet që do të punoj në përkushtueshmëri në zbatim të ligjit”, ka thënë Koni.

Share: