“Njeriu lodhet më shumë kur rri pa bërë asgjë” – Proverbë kineze
“Hape pusin, përpara se të të zërë etja” – Proverbë kineze
“Kur fryjnë erërat e ndryshimit, disa njerëz ndërtojnë mure, të tjerë ndërtojnë mullinj” – Proverbë kineze
“Kush bën një pyetje është budalla për pesë minuta; kush nuk e bën pyetjen, mbetet budalla përgjithmonë” – Confucious
“Mos ua bëj të tjerëve, atë që nuk do të doje të ta bënin ty” – Proverbë kineze
“Udhëtimi i një mijë kilometrave nis me hapin e parë” – Lao Tzu
“Të flasësh shumë pa mbërritur askund, është njësoj si të hipësh në pemë për të kapur një peshk” – Proverbë kineze
“Nëse e ke mendjen e fortë, gjithë gjërat e vështira do të bëhen të lehta; nëse e ke mendjen të dobët, gjithë gjërat e lehta do të bëhen të vështira” – Proverbë kineze
“Çdo fëmijë e ka mirësinë të lindur” – Proverbë kineze
“Nëse jep gjithmonë, gjithmonë do të kesh” – Proverbë kineze
“Jepi njeriut një peshk, dhe do e ushqesh për një ditë. Mësoje të peshkojë, dhe do e ushqesh për gjithë jetën” – Proverbë kineze
“Çdo gjë ka bukurinë e vet, por jo të gjithë janë në gjendje ta shikojnë” – Proverbë kineze
“Nëse bën plane për një vit, mbill oriz. Nëse bën plane për 10 vjet, mbill pemë. Nëse bën plane për 100 vjet, eduko njerëzimin” – Proverbë kineze
“Mos ki frikë se rritesh ngadalë. Ki frikë vetëm nëse rri në vend” – Proverbë kineze
“Një bisedë e vetme me një burrë të mençur, vlen sa një muaj lexim librash’ – Proverbë kineze
“I mençuri merr vendimet e veta, budallai ndjek opinionin publik” – Proverbë kineze
“Ai që përpiqet të ndjekë dy rrugë njëherësh, nuk do të mbërrijë askund” – Proverbë kineze
“Kontrolloji emocionet, ose ato do të të kontrollojnë ty” – Proverbë kineze/bota.al