…Gjer me sot nuk kam pasur rastin te njihem me ndonje shahist te permendur ; sa me shume perpiqesha te kuptoja ne thelb kete tip, aq me teper e ndieja se nuk isha ne gjendje te perfytyroja mprehtesine e nje truri qe ishte kufizuar ne nje hapsire te ngushte te perbere prej 64 katroresh te zinj e te bardhe. Nga pervoja ime e kisha te njohur hirin e fshehte te “lojes se mbretit” e cila eshte e vetmja nga te gjitha lojerat qe ka shpikur njeriu, qe nuk eshte pjelle e rastit, por kurorezohet me dafinat e lavdise ne saje te zgjuarsise ose te nje forme te vecante te mendjes qe quhet talent. Por po ta percaktojme shahun me fjalen”loje” ,a nuk eshte fyese?
Mirepo shahu nuk eshte as shkence, as art, por qendron midis ketyre dy koncepteve si arkivoli i Muhametit qe qendronte midis qiellit dhe tokes. Ne kete loje shkrihen koncepte qe jane ne kundershtim me njeri-tjetrin. Kjo loje eshte e lashte dhe e re njekohesisht. Ne themel eshte dicka mekanike, por vepron nepermjet fantazise ,eshte e kufizuar ne nje hapsire te ngushte gjeometrike dhe njekohesishte eshte e pakufizueshme ne kombinimet e saj; zhvillohet gjithnje dhe eshte krejt shterpe; eshte nje mendim pa rrugedalje, nje matematike qe nuk llogarit asgje , nje art pa vepra , nje aarkitekture e ndertuar pa lende arkitekturore. Megjithate, shahu i ka bere balle provave te kohes me shume se gjithe librat dhe veprat. Kjo eshte loja e vetme qe u takon gjithe popujve dhe gjithe periudha historike.
Askush nuk e di sesi quhet emri i asaj perandorie qe e solli ate mbi toke per tu larguar njerezve merzitjen, per t’ua holluar ndnjenjat, per t’ua kalitur shpirtin! Ku eshte fillimi dhe ku eshte mbarimi? Rregullat e thjeshta te shahut mund ti mesojne femijet, pas kesaj loje terhiqen edhe amatoret, e njekohesisht ne fushen e tij te ngushte me katrore lindin mjeshter te jashtezakonshem qe nuk mund te krahasohen me te tjerete, qe jane njerez me talent vetem per lojen e shahut. Keta jane njerez gjeniale ,te paisur me fantazi,durim dhe teknike te perpikte si te matematikaneve, poeteve dhe kompozitoreve,por vetem me lidhje dhe kombinime te ndryshme.
Dikur Gali ,(mjek anatomist austriak qe i permbahej pikepamjes se aftesise psikike te njerezve qe kane lidhje me trajten e jashtme te kafkes), mbase do te kishte kontrolluar trurin e ketyre shahisteve gjeniale , qe te vertetonte ne se dredhat e trurit te tyre kane ndonje trajte te vecante, nje lloj muskujsh shahu ose gunga shahu me te theksuara se kokat e njerezve te tjere.Por si mund te joshet nje fizionomist pas nje Centovici,-nje gjeniu , truri i te cilit eshte kredhur ne terr dhe nuk e njeh aspak driten e kultures si nje fill ari qe ndodhet ne nje shkrep shtufi! Parimisht une e kam kuptuar gjithmone se shahu ,kjo loje gjeniale, mund te krijoje njerez te rendesishem ,por me eshte dukur gje e veshtire dhe e pamundur te perfytyroj jeten e nje njeriu ne trurin e te cilit bota permblidhet vetem nje hapesire te ngushte midis katroreve te zinj e te bardhe dhe perfshihet ne levizjet e tridhjete e dy gureve, e ne kete hapsire kerkon fitoren,lavdine dhe emri i tij i pavdekshem shkruhet me germa te vogla ne nje cep te librit te shahut dhe ky njeri nuk cmendet duke shkrire gjate tridhjete ose dyzet vjeteve gjithe fuqine e mendimit te tij , por gjithnje leviz nje mbret prej druri mbi nje pllake te drunjte! …