Në internet, janë shpërndarë pamje kur Tommy Robinson, kandidat britanik për zgjedhjet evropiane, sulmon një qytetarë pasi ai i hodhi qumësht në fytyrën e tij.
Ky moment ndodhi kur, kandidati i së djathtës ekstreme ishte duke bërë fushatë në Warrington Cheshire, dhe papritur u sulmua me qumësht nga një qytetar, gjë që e mbuloi atë me qumësht.
Mirror, thotë se një person i quajtur Danny, e ka marrë përgjegjësinë për ta gjuajtur me qumësht.
“Policia më morri mua dhe më thanë se nuk do të më bëjnë asgjë, ata vetëm më nxorën nga situata” tha ai për gazetën.
Policia tha se “janë të vetëdijshëm për sulmin ndaj politikanit në Warrington këtë pasdite. Ne po hetojmë për këtë situatë”.