Samiti i Berlinit, stabiliteti i Ballkanit dhe e drejta Shqiptare në Rajon!

Sociale

E ndoqa me shumë vëmendje Samitin si dhe çdo koment të sejcilit analist politik vendas, por edhe të jashtëm. Si në çdo takim kishte mendime të ndryshme si, heqja e taksës, demarkacioni, njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe nxjerrja në pah e genocidit të luftës në vitet 1998-1999. Ajo që është më e rëndësishme ishte se Berlini zyrtar dhe Parisi zyrtar ishin në një linjë të mirëkordinuar me Amerikën për përcaktimin e vijës së kuqe ndaj Serbisë dhe Rusisë edhe oreksit të tyre për të shtën në dorë Ballkanin e turbullt, që sfumon nga jehona e pazareve primitive.

Paqartësia në këtë takim, është fakti se kur do kemi ndonjë urdhër arresti për klasën politike të korruptuar dhe vasale që drejton sot jo vetëm trevat shqiptare, por edhe pjesën sllave, që të dyja sëbashku kanë orientim lindor nga Moska dinake. Derikur do të vazhdojmë të qeverisemi nga pinjollë të komunizmit, të cilët, jo vetëm nuk na sjellin integrim dhe mirqënie, por na mbajnë akoma në një konflikt herë të heshtur dhe herë të ndezur midis vendeve të Rajonit ? Kjo duhet të ishte një nga pyetjet thelbësore në këtë Samit, si dhe një temë e veçant për t’u diskutuar në rreth të ngushtë tek organizatorët.

Kur them për urdhër arresti, e kam fjalën për Vuçiçin, Thaçin, Veselin, Ali Ahmetin, Berishën, Ramën, Bashën, Metën dhe të gjithë atyre që gjenden në listat e vjetra të BRSS-së (Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike), që nga Serbia, Mali Zi, Kosova, Maqedonia e deri tek Shqipëria.

Nuk mundemi të kemi paqe dhe ecuri të mëtejshme, nëse nuk pastrohen qeverisjet e vendeve nga pjella komuniste gati një shekullore. Kjo është e faktuar, pasi në çdo takim dështimet janë të prirura të ndodhin si dhe “kërcënimet” për destabilitet, ndiqen nga protestat e shumta në të gjithë Ballkanin.

Faktori shqiptar në Rajon, është dominues. Si dhe fakti se shqiptarët janë paqedashës por edhe ndihmues, këtë e ka vërtetuar historia me kohë. Ajo çka vërtet ju kërkohet sot ndërkombëtarëve, është: Kur do kemi të drejtë shqiptare në Rajon, që të krijohet njëherë e mirë stabiliteti i Ballkanit, si dhe të mos kemi më Samit Berlini dhe Brukseli me frikë për një destabilizim të mundshëm ?…

Shkruan: Aleksander Rena NY USA

Share: