Policia ka marrë dëshminë e burrit që vrau gruan mëngjesin e së martës në fshatin Vagalat të Memaliajt.
Skënder Hoxha ka deklaruar se qëlloi bashkëshorten e tij, Antoneta Hoxhën, nënën e katër fëmijëve, sepse e tradhtonte.
63-vjeçari u tha hetuesve se kjo ishte dhe arsye pse ishin larguar nga Tirana për t’u rikthyer përsëri në fshat.
Autori e ka goditur gruan e tij me levë në kokë dhe në trup.
Ai u tha fqinjëve që shkuan në shtëpi se ishin të tjerë persona ata që e kishin vrarë, por pas disa orësh në polici pranoi krimin.
Çështja për vrasjen e Antoneta Hoxhës i ka kaluar Krimeve të Rënda.