Teksa ndërkombëtarët e kanë cilësuar djegien e mandateve nga opozita si një vendim të nxituar i pa vlefshëm për demokracinë, kreu i LZHK, Dashamir Shehu e lexon ndryshe.
I ftuar në studion e Report TV, në “45 minuta” përballë gazetarit Denis Minga, Shehi e ka cilësuar si një sukses, madje ai e ka cilësuar si arritjen e vetme të kryedemokratit Basha.
“Ne nuk duam të hyjmë në sistem politik. E quajmë sukses që kemi dalë nga parlamenti.
Nëse do i përmblidhja një sukses zotit Basha është ky vendim ekstrem për të dalë nga parlamenti”, tha Shehi në Report TV.
Shehi është ndalur të flasë edhe për krijimin e partisë ‘Bindja Demokratke’.
Ndryshe nga kolegët e tij, Shehi tha se i uron “mirëseardhje”, por nuk është dakord me kohën kur kjo parti shpalli krijimin e saj.
“Uroj që t’i shtojë spektrit opozitar një imazh më shumë, një kontribut më shumë. Nga kjo pikëpamje, i them “mirë se vini”, ndryshe nga kolegët e mi që e anatamojnë.
Do jenë opozitar apo jo? E vërteton koha. Dita që e shpallën nuk është shumë e këndëshme…ditën që del PD, hyn këto.
Më e besueshme do ishte nëse do e kishin shpalllur më herët, që shqiptarët ta kishin marrë me kohë vesh se cili është programi i tyre”, tha Shehi.
Ai ndërkohë, ka kritikuar listat e Bashës, Ramës, e Kryemadhit për deputetë në zgjedhjet e shkuara, duke thënë se gjë më për të qeshur, nuk ishte parë më herët.
“Qytetarët shqiptarë përtej flamurit të partisë, përtej listës së kryetarit të mbërrijë tek individi. Se e pamë se çfarë ndodh në listën e kryetarëve.
Gjë më për të qeshur nuk kemi parë naj herë. Lista edhe kur e bën kryetari tregon se është e dobët.
Ne kemi mbërrit në një sistem me kancelar. Se këtu kryeministri ka marrë të gjitha funksionet.
Do të doja që mandatet të jenë të kufizuar të kenë një limit.
Nuk mund të rrijë kryeministri më shumë se dy mandate. Edhe presidenti të ketë rol më të rëndësishëm”, tha Shehi