Ka përfunduar takimi i Presidentit Meta me krerët e partive të vogla në vend.
Në një deklaratë për mediat, kreu i PR-së Fatmir Mediu u shpreh se Presidenti kishte vlerësuar kërkesën e tyre do të ndërmarrë veprimet e veta edhe diskutim me palët e tjera politike.
“Në emër të të gjtihë kolegëve dua të falenderoj presidentin për një diskutim t ëhaur në raport me kërkesën tonë. Ndajmë të njëjtin shqetësim që situata është problematike, dhe duhet të pengojmë mos të shkojmë në një konflikt
mesazhet nga berlini dje në samit, presidenti ka bërë gjithcka që reforma në drejtësi të jetë në përputhje me garantimin e pushtetit të pavarur të gjyqësorit, për t ëmos arritur në këtë ditë që nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe t ëlartë. presidenti ka marrë iniciativa dhe do të vazhdojë në këtë rrugë që të jenë zgjedhje pluraliste dhe sa më përfshirëse.
Presidenti vlerësoi kërkesën e partive tona, në vlerësim të kërkesës tonë do të marrë qëndrimet e veta në diskutim edhe me palët e tjera. Presidenti është në t ënjëjtën valë shqetësimi si gjithë qytetarët shqiptarë, por ka edhe angazhimin që palët të gjejnë zgjidhje për të mos shkuar në dëm të interesave të vendit”, tha Mediu.
Takimi u kërkua nga krerët e partive të qendrës së djathtë, Mediu, Duka, Shehi, Ndoka dhe Dule, me qëllim inicimin e një tryezë të gjerë nga kreu i shtetit, ku të marrin pjesë të gjithë aktorët politikë.