Maskë me trendafil për lëkurën e thatë

Shkencë & jetë

Para së të përdorni maskat me përbërës natyral ju këshilojmë që më parë të dalloni se çfarë tip lëkure keni, që të zgjidhni përbërësit të cilët janë posaçerisht për atë lloj lëkure.  Maskat me përbërës natyral janë të thjeshta për t’u përgatitur dhe nuk kushtojnë shumë, ndërsa trajtimet mjeksore që janë krijuar posaçerisht për të trajtuar tipin e lëkurës suaj janë shumë të kushtueshme, dhe si pasojë nuk do mund të trajtoni lëkuren tuaj sa herë që të dëshironi.  Nëse keni lëkurë të thatë atëherë ju sugjerojmë ta trajtoni atë me trendafil dhe mjaltë.

Përbërësit;

2 lugë mjaltë

1 lugë lëng trendafili

Përgatitja;

Në një tas hidhni mjaltin dhe lëngun e trendafilit. Përzieni mirë dhe masen e përgatitur vendoseni në fytyrë. Lëreni të qëndrojë 15-20 minuta. Në fund shperlajeni me ujë të vakët, pastaj me ujë të freskët që të mbyllni poret e lëkurës. Kjo maskë është shumë e mirë dhe nuk ka efekte anësore edhe nëse e aplikoni çdo ditë. Mjafton të keni dëshirë dhe kohë për t’u kujdesur për bukurinë tuaj, dhe rezultati do të jetë mahnitës.

Share: