SAMITI I BERLINIT, PARALAJMËRON ZAEV: I GATSHËM TË JAP DORËHEQJEN

Politikë Rajon/Botë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev paralajmëroi të japë dorëheqjen nëse në Berlin nuk konfirmohet hapja e negociatave për integrimin e vendit të tij në Bashkimin Europian.

Mediat maqedonase raportojnë se ajo që ka ndodhur në Berlin do të ndryshojë rrjedhën politike në Ballkan.

Sipas asaj që  thuhet, Zaev është shprehur se nëse nuk hapen negociatat, ai është i gatshëm të japë edhe dorëheqje.

Prandaj, mediat aludojnë se në varësi të këtij Samiti, pritet të ketë ndryshime të rrjedhës politike në Ballkan.

Share: