Alarm për bombë pranë pallatit, policia blindon zonën

Kronikë Kryesore

Një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese është konstatuar në afërsi të një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë.

Policia njofton se Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të Reneas për veprime të mëtejshme. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa është bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.

Nga informacionet paraprake dyshohet se eksplozivi i është vendosur një makine.

Share: