Kreu i departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas përplasjes në distancë të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me Ministrin e Mjedisit, Blendi Klosi. Ishte Veliaj ai që deklaroi se lejet e mjedisit të tipit C duhet ti kalojnë si kompetence pushtetit vendor. Madje ai propozoi që të shkrihen agjencitë e mjedisit që varen nga Klosi pasi janë të korruptuara. Klosi në reagimin e tij tha se po diskutojmë për ti hequr fare lejet mjedisore te tipit C dhe nga ana tjetër hodhi akuza se kryebashkiakët duan të marrin në zotërim parqet apo pyjet që janë shpallur zona të mbrojtura.
Në reagimin e tij, Malltezi shprehet se Veliaj dëshiron ta kthejë gjithçka në monopol të tij. Sipas Malltezit, Veliaj bashkë disa ndërtues kërkojnë të gllabërojnë Kodrat e Liqenit.
Statusi i plotë në facebook:
Sherri Veliaj-Klosi si sherr hienash per te shqyer gjahun dhe ujrat e zeza qe derdhen ne lane mes Tiranes.
Dje Veliaj sulmoi Klosin duke kerkuar shkrirjen e inspektoriateve mjedisore si te korruptuara dhe marrjen e ketij roli nga bashkia. Ne fakt po te shohesh qe (1) kryeinspektor ka caktuar nje ish te hetimit tatimor, (2) asnje nga studentet e mire qe kane studiuar per inxhiniere mjedisi keto 10 vitet e fundit asnjeri nuk punon as ne agjensine e mjesisit she as ne inspektoriatin e mjedisit dhe (3) roli korruptiv i inspektoreve qe duan te perlajne ndonje lek dhe i kapen me nje byrektore 3×3 metra per ndotjen qe i shkakton apo ku con vajin e 10 qofteve qe gatuan ne dite eshte trishtueae dhe duhen qeruar nje ore e me pare.
POR, kur sheh se ky nuk kerkon qe te shkrihen por vec qe te “kolliten” tek njerezit e Veliajt, kjo pastaj bie ere me e rende sesa kanali i ujrave te zeza qe shkarkohet ne lane mu tek shallvaret. Ironikisht kete kanalin e ujrave te zeza qe e ka detyre ligjore Veliaj nuk e kryen por nga ana tjeter kerkon kompetencat qe nuk i ka dhene ligji se premton qe do i beje me mire.
Meqenese mendon se i ben me mire punet atehere le te shohim si i ka ceshtjet e mjedisit: ka detyrim ligjor mbledhjen e diferencuar te mbetjeve por nuk e ben, ka 6 vjet qe ka nisur puna per impiantin e trajtimit te ujrave te zeza me fonde japoneze por as sot e kesaj dite nuk eshte futur ne pune, situate e tmerrshme me ujin e pijshem e jo me me larjen e rrugeve, autobuzet publike ne Tirane jane ndotesit me te medhenj te ajrit ne Tirane (por ketu inspektoret e paafte apo te korruptuar nuk vendosin gjoba!), nderkohe qe sharra eshte nje histori vrasjesh dhe korrupsioni pafund!
Shume aktore futi Veliaj ne Sharre, qysh me Veroneze te kerkuar per korrupsion, kreun e PS per Cerrikun qe iu fsheh drejtesise pasi vrau Arditin e ftuar ne Sharre nga Erioni. Pastaj na solli nje nga zyra mbi posten ne Kelcyre, e pastaj Klodian Zoton e mirenjohur si bedeli qe luan parate e Edit dhe Ahmetaj!
Pra, modeli i Veliajt eshte monopoli per parate e Edit dhe Ahmetaj permes nje bedeli qe ka marre monopolin e inceneratoreve, monopolin e sharres qofte per mbetjet urbane por deri monopol edhe per dherat dhe inertet!!! Dhe gjithe kete vjedhje masive e mbeshtjell me fasaden “po ben pune”.
Kunderpergjigja e Klosit ishte tek ruajtja e Parkut te Liqenit qe Veliaj bashke me Fidelin, Dushkun, Alketen dhe Nikolinin po planifikojne ta kafshojne nga te 3 anet! Por Klosi nuk guxon as ta vendose si vije te kuqe kafshimin e Parkut, as nuk guxon ti vendose gjobe autobuzeve ndotes te Bashkise dhe as te gjobise dhe te mbylle ndermarrjen me korruptuve te Tiranes me veprimtarine ne Sharre.
Si perfaqsues i PD deklaroj qe (1) inspektoret gjobevenes dhe te pashkolle do zhduken nga mesymjet ne dyqanet e lagjeve te Tiranes, qe (2) Rama-Ahmetaj-Zoto do pergjigjen perpara drejtesise per vjedhjen masive te 180 milione eurove nga taksat tona dhe qe (3) Parku i madh i Tiranes do mbrohet dhe nuk do lejohet te kafshohet asnje meter me shume. Ne 1995 kemi protestuar (pavaresisht bindjeve politike) si te rinj te shoqates rinore mjedisore “Perla” per mbrojtjen e Parkut nga ndertimi i hotel Sheraton, nderkohe qe Tirana nuk kish asnje hotel per te qene. Tani duan ta kafshojne mushkrite tona per pallate per oligarket. Ftoj si Klosin edhe Veliajn qe te deklarohen haptaz kunder planit te kafshimit te Parkut nese kane kellqe. Dhe te mendosh qe nuk po ia kam ngene te shkruaj per pislleqet me Kopshtin Botanik apo me mbetjet spitalore.