Durrës/ Makina përplas të riun, dërgohet me urgjencë në spital

Kronikë Kryesore

Një aksident rrugor me plagosjen e një të riu ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Sipas policisë, i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon intensivisht për dokumentimin e plotë të aksidentit.

“Më datë 28.04.2019, rreth orës 18:50 ,në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit , në Armath ,Manzë ,në vendin e quajtur “Akullorja”,  shtetasi A.L.,48 vjeç ,duke drejtuar automjetin e tij  ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç ,i cili u transportua në spitalin e Traumës ,Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”-thuhet në njoftim.

Share: