Parashikimi i motit, ja si pritet të jetë ditën e sotme, mos harroni çadrën

Shkencë & jetë Sociale

Moti për ditën e sotme parashikohëet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të fillojnë paradite fillimisht me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit dhe gradualisht shtrihen në pjesën tjetër të territorit. Në orët e mesditës reshjet do të fitojnë intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në veriperëndim dhe qendër.

Ajo që vlen për tu theksuar është se në orët e mbrëmjes dhe mesnatën e vigjiljeve të Pashkëve moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin, por termperaturat gjatë natës pritet të pësojnë një ulje të ndjeshme me 5-7°C krahasuar me një ditë më parë.

Të Dielën e Pashkëve moti pritet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe rritje të temperaturave në mesditë.

Rrini të lidhur me SH.M.U për përditësime të herëpashershme.

 

Share: