Deputeti gjerman: PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit

Politikë

Deputeti i Bundestagut Christian Petry në një deklaratë nga ambasada gjermane  ka komentuar situatën politike në vend. Nga ambasada, deputeti Petry fton Partinë Demokratike dhe partitë aleate të futen në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Perry është ndalur edhe te reforma në drejtësi, të cilën e quan një arritje historike. Ndër të tjera deputeti i Bundestagut ndalet edhe te hapi i opozitës për të djegur mandatet, sipas të cilit është një hap i gabuar nga opozita.

“Reforma në drejtësi në Shqipëri është arritje historike. Duhet ende luftë kundër krimit dhe drogës. Djegia e mandateve është hap i gabuar nga opozita.

PD të futet në zgjedhjet e 30 Qershorit. Qeveria dhe opozita të dialogojnë. Ata mund të angazhohen me të më shumë forcë dhe energji.”- është shprehur ai.

Share: