Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në instastory lidhur me protestën e sotme të opozitës së bashkuar. Ndërsa ndan një video të momentit kur protestuesit spërtakën me bojë të zezë ministrinë e brendshme, Rama ironizon opozitën ndërsa shkruan se ky është produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë.
“Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë” – shkruan Rama mbi video.
Protestuesit ndalën sot marshimin edhe para ministrisë së brendshme. Në shenjë proteste, një pjesë e tyre spërkati me bojë muret e ministrisë së brendshme.