Ditëlindja e kolosit Ernest Koliqi, QSPA mbledh studiuesit në nderim të tij

Aktualitet Kulturë

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë (ASA), do të organizojnë ditën e hënë konferencën shkencore: “Poliedriku Ernest Koliqi në 120-vjetorin e lindjes”. 

Në fokus të kësaj konference do të jetë figura poliedrike e Ernest Koliqit si shkrimtar, studiues, publicist, përkthyes, misionar i kulturës arbëreshe, themelues i Institutit të Studimeve Shqiptare pranë Universitetit “La Sapienza” në Romë, si dhe themelues i shumë veprimtarive e veprave monumentale. 

Pritet që kjo konferencë shkencore të sjellë të dhëna të reja që nxjerrin në pah rolin që pati figura e Ernest Koliqit në përndritjen e letërsisë e të kulturës shqiptare në përgjithësi dhe të universit arbëresh në veçanti, duke ndikuar në shumë forma për ringjalljen e ndërgjegjes së identitetit etnik.  

Veprimtaria mbahet me 15 maj 2023, në sallën “Europa” të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Disa nga kumtuesit kryesorë dhe temat që do të trajtohen i gjeni në vijim:

 

 

Programi i Konferencës

 

Përshëndetje institucionale

Ora 09.00

Diana Kastrati Drejtor ekzekutiv i QSPA-së,

Valter Memisha, ZvRektor i ASA-s

 

Sesioni I

09.30

Moderon: Diana Kastrati, Evalda Paci, Alfred Çapaliku

 

Ardian Ndreca (Universiteti Urbaniana Romë), Rreth një romani të panjohur të Ernest Koliqit

Evalda Paci (ASA): Fryma e epikës popullore shqiptare në vëzhgimet e Ernest Koliqit

Persida Asllani – Dhurata Shehri (Universiteti i Tiranës): Ernest Koliqi në kërkim të një historie të krahasuar të letërsisë shqipe

Laura Smaqi (Universiteti i Tiranës),  Andrrimi në poetikën e Ernest Koliqit

Arian Leka (ASA): Nj’anak laresh prej Prendimit – konceptet e shembllesat orientale e prendimore në mendimin e Ernest Koliqit

Virion Graçi (ASA): Piksime estetike, filozofike dhe etnologjike në prozën e shkurtër të Ernest Koliqit

 

Pauza kafe

11.15 – 11.30

 

Sesioni II

11.30 – 15.00

Moderon: Ardian Ndreca; Persida Asllani, Arian Leka

 

Diana Kastrati (QSPA): Koliqi, konstantja e tij vizionare mbi universin arbëresh

Alfred Çapaliku (Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër): Vëllimi poetik “Gjurmat e stinve” i Ernest Koliqit

Valbona Sinanaj (ASA): Veçori gjuhësore në veprën e Ernest Koliqit

Rafaela Marteta (ASA): Nostalgjia – Kthimet (Nòstoi) e Koliqit. Fantazitë e një kalese të lavdishme

Vjollca Osja (Universiteti i Tiranës) – Gazmend Krasniqi: Koncepte historiografiko letrare në vështrimin e Koliqit – Rasti i autorëve “dytanakë”

Edlira Macaj (Universiteti i Tiranës): Mito (po) etika nё variantet e pasqyrave koliqiane

Erzen Koperaj (Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër): Dyjëzimi gjuhësor i E.Koliqit

 

15:00  Përfundimi i punimeve

 

Share: