A duhet të kemi frikë nga numri 13

Shkencë & jetë

Frika nga numri 13 është një dukuri e analizuar edhe në psikoanalizë.

Në këtë fushë njihet me emrin triskaideka-fobia dhe përkufizohet si fobi specifike, e pabazë, që karakterizohet nga frika e të këqijave të mundshme që lidhen me numrin 13.

Pavarësisht nga rrethanat, apo niveli kulturor, triskaidekafobia ka marrë përmasat e një bestytnie që ka shtrirje të vjetër e të gjerë.

Sa për kuriozitet, të gjitha kompanitë ajrore të udhëtimit në avionët e tyre e kanë hequr numrin 13 nga rreshtat ose numrat e vendeve për udhëtarët.

Share: