Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Pasi në rrjetet sociale ata kanë “konfirmuar” lidhjen e tyre, tanimë edhe në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana nuk e fsheh më dashurinë e saj. E ftuar e kësaj jave ishte Xhensila Myrtezaj, e cila foli edhe për klipin e fundit, “Sekreti im”, ku regjisor ishte Eduarti. Pasi i adresoi disa komplimenta për të, Xhensila mori edhe miratimin e moderatores. “Dua të falenderoj regjisorin më të mirë, Eduart Grishajn, për realizimin e klipit të këësaj kënge. Ai është përfundimisht regjisori i së ardhmes.”-ka rrëfyer Xhensila në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur”.Por, pas fjalëve të këngëtares, në sy ra komenti i moderatores.“E vërtetë, jemi me fat që e kemi tonin,”-është shprehur Arbana Osmani.