“Godfather”, historia e një bestselleri: Si ia arriti Mario Puzo të mos quhej “gomar”

Histori Kulturë Libri

ë vitet ‘60, Mario Puzo ishte duke kaluar nëpër një fazë shumë të keqe të karrierës së tij.

Ai u tërhoq në bodrumin e shtëpisë së tij në Long Island dhe e shndërroi në një zyrë në të cilën ishte gati për të shkruar romanin e tij ë ri.

Kjo ishte një dhomë të vogël, tejet e vogël, ku kishte vend të mjaftueshëm për një tryezë dhe makinë shkrimi.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, pesë fëmijët e tij vazhdimisht i futeshin në dhomë, dhe vetëm djali i tij më i madh Tony u kujtonte atyre se babi donte qetësi pasi po shkruante një bestseller.

Kjo ndodhte teksa dy romanet e mëparshme të tij, edhe pse të vlerësuara si të mira nga kritika, patën shitje katastrofike që përfundimisht çuan në borxhe të akumuluara dhe në vendimin për t’jua shitur të drejtat.

Një “Godfather” ishte mënyra e tij për një audiencë më të gjerë. Ky ishte një roman i madh e me prirje komerciale, i cili do i siguronte një fitimprurje me famë dhe pasuri. Sigurisht, Puzo e pati të nevojshme këtë. Atij i duhej të paguante borxhet dhe vetëm këtë e kishte synim.

Kanë kaluar 50 vjet që kur “Godfather” u shfaq në rafte dhe ky ishte vërtet romani që Puzo u premtoi fëmijëve të tij – një bestseller që disa vjet më vonë u bë një legjendë në sajë të filmave të Francis Ford Coppola, të cilët e përforcuan statusin e tij kult, shkruan Tesheshi.com.

Libri u përfundua në korrik të vitit 1968, kohë kur familje Puzo mori një udhëtim në Evropë.

Pas kthimit, Puzo ishte në një drekë me redaktorin Bill Targa, i cili i tha atij se i shiti të drejtat e “The Godfather” për 410,000 dollarë amerikanë (me kursin e sotëm, më shumë se tre milionë dollarë).

“Çdo familje italiane ka ‘gomar’, për të cilin ne të gjithë e dimë se nuk do të bëjë para”, shkroi aPuzo në kujtimet e tij, duke shtuar se ky ishte momenti në të cilin familjes së tij ia bëri të qartë se ai nuk është më një “gomar”.

Ai menjëherë mori 100.000 dollarë amerikanë, duke shlyer që të gjitha borxhet.

Libri doli në shitje në një kohë kur Amerika ishte shumë i interesuar në histori rreth krimit të organizuar.

“The Godfather” ishte një hit i paprecedent dhe libri më i shpejtë të shitur në histori. Pesë milionë kopje janë shitur në vitin 1970, dhe në janar 1971 në shtyp u dërguan dhe shtatë milion kopje.

Share: