E rëndë në Tiranë, plagoset 26-vjeçari me armë zjarri

Aktualitet Kronikë Kryesore

Një ngjarje e rëndë ndodhi  në Tiranë, në zonën e Mëzezit, ku një 26 vjeçar është plagosur me armë zjarri.

Mësohet se i riu menjëherë pas plagosjes ka shkuar për ndihmë mjekësore. Mësohet se i riu nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë. Ai nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për vetëplagosje apo  plagosje.

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:35, ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital shtetasi E. M., 26 vjeç, jashtë rrezikut për jetën, i cili është plagosur në këmbë me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni” në Fushë Mëzez, Kashar.

 

Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Share: