Një vajzë 11-vjeçare ka ndërruar jetë pasi lau dhëmbët. Ngjarja ndodhi në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mamaja e vajzës deklaroi se e bija “vdiq nga pasta e dhëmbëve”, pasi vogëlushja ka patur alergji fatale që u provokua nga kolinozi me bazë qumështi, element ushqimor ky ndaj të cilit vajza ishte shumë alergjike.
Prindërit e vogëlushes nuk e kishin lexuar me vëmendje etiketën e kolinozit në të cilën shkruhej se kishte një proteinë me prejardhje qumështi.