Rudina Hajdari i përgjigjet sulmit të PD-së dhe LSI-së

Kryesore Politikë

Partia Demokratike dhe Lëvizja Sociliste për Integrim kanë vijuar sulmin publik ndaj deputetes Rudina Hajdari pas formimit të grupit parlamentar.

Ligjvënësja e djathtë ka bërë një reagim ku ka sqaruar se nuk ishte ajo dhe Murrizi, që u larguan nga Partia Demokratike, por ishte kjo parti që vendosi njëkohësisht të ndërpresë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD.

Ndër të tjera ajo shkruan: 

“Grupi Parlamentar Demokrat” është krijuar në përputhje të plotë me Rregulloren e Kuvendit, ligjet në fuqi dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Sikurse unë ashtu edhe deputeti Myslim Murrizi nuk jemi larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Partia Demokratike me vendimin për “dorëzimin në bllok të mandateve” vendosi njëkohësisht të ndërprejë përfaqësimin në Kuvend dhe të shkrijë Grupin Parlamentar të PD.

Neni 15, pika e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë përcakton se:

“2. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh.

Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit”.

Ndaj nuk jemi në kushtet e largimit nga Grupi Parlamentar i PD(dhe nuk është i vlefshëm kushti i afatit 6 mujor) por në rrethanat e gjendjes së faktit ku deputetët e Kuvendit në bazë përkatësisë partiake apo të orientimit politik në përputhje me Rregulloren vendosin për krijimin e Grupit Parlamentar.

Grupi Parlamentar Demokrat është krijuar mbi bazën e orientimit politik të djathtë me qëllim:

1. Zgjidhjen e krizës politike përmes Reformimit të sistemit zgjedhor (politik).

2. Përfaqësimin e vërtetë dhe me integritet të Demokratëve dhe oponencës qytetare në Kuvend.

3. Misionin për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkruan Hajdari.

Share: