“Narkoshteti”, Berisha publikon foton e parcelës me hashash

Kryesore Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ndan në “Facebook” një foto nga një parcelë kanabisi në Nikel të Fushë-Krujës. Në postimin e tij, ish-kryeministri Berisha nuk kursen edhe ironinë ndaj Qeverisë aktuale duke e lidhur me rastin në fjalë.

“Narkoshteti: nga droga, me drogen, per drogen. Ne Nikel!”-shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkaq, lidhur me rastin reagon edhe kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasil, i cili shprehet se vetëm 2 javë më parë ka ndarë të njëjtin alarm.

“Vetem 2 jave me pare ndava me ju alarmin e rifillimit te mbjelljes se kanabisit.

Sot ne nje postim te tij ne FB z.Sali Berisha bije fakte konkrete per rifillimin e kesaj veprimtarie shkaterruese kriminale te drogezimit ane e mbane vendit.”-shkruan Vasili.

Share: