Poezitë më të bukura nga Azem Shkreli: Sikur të takoheshim me vetveten sy me sy,  do të putheshim apo kishim për t’u pështy?

Kulturë Libri

E Di Një Fjalë Prej Guri

Kosovës së gjerë valojnë arat e grurit
e u digjet kokrra etit të djersës sate,
Kosovës së gjerë, ballit t’lavruar,
floku i kalliut hidhet si flok vashe.
Ndër logje t’saj, thonë, hapin e ke të erës,
Ndër ara t’saj, thonë, duart i ke të gurit,
ndër suka t’saj, thonë, supet i ke t’Sharrit,
ndaj toka e bukës s’mbetet shterpë.Korriku
shkrep nga syri yt e i merr gjithë fushat
e n’pishë të diellit shkumbon toka shtatzanë
gjithë ditën e lume, derisa një muzgu
s’del një vashë me shtambë nga lulet e gjakut
dhe me dy gishta e ngjyen me të kuq perëndimin
e ta derdh ndër muskuj pak lëng zanash
e t’përbën n’atë benë e lashtë të bukës:
Ngreu, or trim, se plasën kallinjtë e gjinkallat.

 

 

Kater Keshilla Vetes

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë.

ngrehu mbi veten në dot t’rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat
e gjakut tënd.

n’se dashurohesh, dashurohu n’flakë e n’valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi.

mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë.

 

Njerezit

Sikur të takoheshim me vetveten sy me sy,
do të putheshim apo kishim për t’u pështy?

 

Psalm Per Kosoven

Kur pikon gjak
Kalliu, kur piqet vera

Kur hyn në gjakun tim
Nusrore e të bëhem krushk

Më mëso vetëm t’i bie
Kitarës, më mëso të vdes bukur

 

Nga Ditari i Se Premtes

Naten mire, asgje s’mundi te ndodhe
gjithe diten, mezi qe e premte, mezi lindi
pak diell vone pasdreke sa te jete
data katermbedhjete, sa te flene
mbi barin e urte te Tafr Toskes
xixellonjat, naten e mire mundime
sendesh te vogla, flini, une sonte
vetem do ta ve nje gur fjale nen koken
e lodhur te dites, vetem uji te verdhe
do te derdh per shendetin e bimeve
te verdha e do t’vete se asgje s’mundi
te ndodhi pos te jete e premte sa te flene
mbi barin e urte te Tafr Toskes
xixellonjat , date e lenguar, nese fyshkesh sate
s’do te pershkohesh lakuriq si krimbi
date e lenguar, po te le mes numrash
harrimit po te le dhe vete po nisem
nje mendimi qe s’na e fle moshen te premteve.

Share: