Një autobus me turistë u përmbys në ishullin Maderia në Portugali, duke shkaktuar të paktën 28 viktima, ndërsa disa të tjerë u plagosën.
Sipas mediave të huaja, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit që u rrëzua më pas mbi një shtëpi, në një skarpat në zonën e Canico, në Santa Cruz.
Viktimat, 11 burra dhe 17 gra, janë turistë gjermanë, ndërsa shoferi portugez i autobusit u plagos.