“Ai që dëshiron të ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij”. – Sokrati
“Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme”. – Albert Ajnshtajn
“Nuk vritet me zemëratë, por me qeshje”. – Fridrih Niçe
“Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë”. – Mark Tuein
“Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye”. – Volteri
“S’duhet të luftoni shumë shpesh me një armik, përndryshe do t’jua mësojë të gjitha marifetet e luftës”. – Napoleon Bonaparti
“Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh”. – Uinston Çurçill
“Si ka mundësi që nuk e kuptojmë asnjëherë kur fillon dashuria, por gjithmonë e dimë kur mbaron?” – Xhorxh Karlin
“Tragjedia e jetës është se plakemi shpejt dhe bëhemi të urtë shumë vonë”. – Benxhamin Franklin
“Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti, përshtati mjetet”. – Aristoteli