Rikthimi i vizave, zëdhënësja e KE: Nuk kemi ende kërkesë nga Holanda

Aktualitet Kryesore Politikë

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Natasha Bertaud ka deklaruar se nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga Holanda që kërkon rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Në një deklaratë për mediat, Bertaud  konfirmoi se është në dijeni për mocionin në parlamentin holandez, por theksoi se është një procedurë fikse për rikthimin e vizave për një shtet të caktuar, e cila deri më tani nuk ka nisur.

“Komisioni është në dijeni për mocionin që kaloi dje në parlamentin hollandez, por ekziston një procedurë specifike për mekanizmin e rikthimit të vizave. Deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon rikthimin e vizave për një shtet tjetër “, tha Natasha Bertaud.

Me 92 vota nga 150, parlamenti hollandez vendosi të martën t’i kërkojë komisionit të pezullojë udhëtimin pa viza me Shqipërinë.

Sipas njoftimeve të medias, masa për të rivendosur vizat ishte e motivuar nga veprimtaria e grupeve kriminale të lidhura me Shqipërinë.

Share: