Është shumë e vështirë të gjendet motivimi dhe përqendrimi vetëm tek pozitiviteti, kur ky i fundit nuk duket asgjë më shumë sesa vetëm një mendim shumë i dëshiruar.
Të gjithë neve na është dhënë mbi një herë këshilla që të mundohemi dhe të jemi sa më pozitivë, por sa më të madha sfidat me të cilët ne përballemi aq më e vështirë duket për t’u realizuar këshilla e mësipërme.
Por pengesa e vërtetë dhe ajo e më e madhja ndodhet në trurin tonë, sepse ai në mënyrë instiktive punon dhe përqendorohet kryesisht tek ato gjëra që përbëjnë kërcënim dhe rrezik. Në fakt ky është një mekanizëm mbijetese i përdorur kryesisht në fillimet e njerëzimit, por që fatkeqësisht edhe sot e kësaj ditë na drejton gjithmonë drejt negativitetit.
Prandaj të mundohemi të jemi sa më pozitivë është një sfidë shumë e madhe e cila kërkon përqendrim dhe vëmendje shumë të lartë.
Pozitiviteti dhe shëndeti juaj
Pesimizmi është një prej faktorëve që ndikon më negativisht në shëndetin tuaj. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit optimistë janë më të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht se ata që janë pesimistë.
Martin Seligman nga Universiteti i Penslivanisë ka kryer studime të shumta mbi këtë pikë. Një prej më të fundit ka qenë edhe ajo ku ai ka bashkëpunuar edhe me univeristetin e Dartmouthit dhe atë të Miçiganit. Grupmosha e njerëzve që u morën për këtë studim varionte nga 25-65 vjeç. Të dhënat e studimit treguan se shëndeti i njerëzve pesimistë kishte tendencë të përkeqësohej më shpejt sesa ai i njërëzve optimistë, sidmos një gjë e tillë vihej re akoma edhe më shumë me kalimin e moshës.
Pozitiviteti dhe performanca
Të pasurit e nje qendrimi sa më pozitiv nuk është vetëm në të mirë të shëndetit tuaj. Profesori Martin Seligman gjithashtu analizoi edhe lidhjen ndërmjet pozitivitetit dhe performacës. Padyshim që edhe në këtë drejtim, performaca dhe rendimenti i një personi optimist është më e lartë se ajo e një pesimisti. Kështu, për shembull, një shitës optimist shiti 37 për qind produkte më shumë sesa një kolegu i tij pesimist.
Seligman është gjithashtu një prej studiuesve që është marrë më shumë me çëshjten e të menduarit pozitiv dhe madje ai ka publikuar edhe në një prej studimeve të tij disa teknika të thjeshta të cilat do të ndihmojnë secilin prej nesh për të kaluar nga mendimi negativ drejt atij pozitiv. Ja se cilat janë ato:
1. Ndani realen nga jorealja
Hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të qenë sa më pozitiv është që të ngrini një mur ta lartë dhe të mos i pranoni më mendimet negative në kokën tuaj. Sa më shumë që ju t’i mendoni ato, aq më shumë fuqi i jepni atyre. Shumica e mendimeve tona negative janë thjesht mendime dhe jo fakte, prandaj mundohuni që të përqendroheni vetëm në ato që janë fakte reale dhe jo tek ato që nuk ekzistojnë.
2. Përcaktoni gjërat pozitive
Pasi ju të keni kaluar hapin e parë, duhet të përqendroheni në përcaktimin e gjërave pozitive që ju rrethojnë. Një gjë e tillë do të lehtësohet me praktikë të vazhdueshme por ajo që ju duhet të bëni fillimisht është që të përqendroheni vetëm tek gjërat pozitive, duke u munduar kështu edhe që të riorientoni mendimet (trurin) tuaja drejt pozitivitetit. Edhe në ditët më të zymta, mendoni dhe gjeni sikur edhe një gjë të vogël që të ketë qenë pozitive dhe do ta shikoni që çdo gjë do të bëhet më e lehtë pë t’u përballuar.
3. Kultivoni tek ju ndjenjën e mirënjohjes
Sipas një studimi të kryer në universitetin e Kalifornisë, Davis, u zbulua se të gjithë njerëzit që mundoheshin të kultivonin dhe të rrisnin ndjenjën e mirënjohjes tek vetja e tyre, ishin gjatë gjithë kohës me humor të mirë, energji pozitive dhe përjetonin më pak ankth se njerëzit që nuk ishin aspak mirënjohës.