Duke u rritur në Firence, Katerina mësoi mbi astronominë dhe astrologjinë, që në moshë të hershme. Ajo e mori me vete ato dije kur u zhvendos në Francë, si nusja 14-vjeçare e Mbretit Fransua. Besimet dhe supersticionet e saj, gjithashtu do ta drejtonin sjelljen e saj gjatë mbretërimit të djalit të saj të tretë, Henri III.
Sipas disa historianëve, ajo kishte pushtetin e vërtetë mbretëror. Mbi të gjitha, fiksimi i Katerinës pas okultizmit, është bërë përgjegjës nga disa studiues, si shkaku kryesor i Masakrës së Shën Bartolomeut, dita e përgjakshme në vitin 1572, kur mijëra hugenotë (protestantë) u vranë pa mëshirë.
Fiksimi aspak i shëndetshëm i Katerinës pas të ashtuquajturave ‘arte të errëta’, bëri që ajo ta rrethonte veten me personazha të dyshimtë. Nostradamusi, ishte një nga këshilltarët më të besuar të saj. Ajo ishte gjithashtu e fiksuar pas xhuxhave. Ajo besonte se ata mund ta mbanin të sigurtë nga mallkimet dhe magjitë, ndaj xhuxhët ishin gjithmonë pjesë e oborrit të saj.
Njëkohësisht, Katerina punësoi rreth 300 spiunë, shumica e të cilëve përdornin ”fuqitë e tyre magjike”, për ta paralajmëruar atë për komplote dhe kërcënime të mundshme. Dhe ndoshta kjo funksionoi. Katerina vdiq nga shkaqe natyrore në moshën 69 vjeçare në vitin 1589.