Një fshat në Rusi me emrin Albania

Rajon/Botë

Kryeministri rus zyrtarizon emrin ekzistues të vendbanimit të ri në Dagestan

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev nënshkroi një dekret që emërtom si “Albania”, një fshat në rajonin Tliaratinski të Dagestannit.

Lajmi është dhënë nga agjensia ruse e lajmeve TASS.

Sipas të dhënave të agjensisë ruse të lajmeve, TASS, fshati në fjalë kishte vetëm 5 ferma në vitet 1970 dhe njihej si Tonsuda, mirëpo më vonë, njerëzit kishin filluar ta quanin “Albania”.

Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që ky vendbanim filloi të quhej kështu. Në ato vite, Shqipëria ishte prishur më Bashkimin Sovietik.

Tani që fshati është rritur në 30 shtëpi me më shumë se 100 banorë, Asambleja Popullore e Dagestanit vendosi që vendbanimi të njihej si fshat më vete.

Me anë të një dekreti, presidenti Medvedev vendosi ta zyrtarizonte emrin me të cilin banorët e thërrasin këtë fshat pre dekadash: Albania. (Ruben Avxhiu)

Share: