Sali Berisha: Rama edhe në vrimën e miut të futet, nuk shpëton dot më

Aktualitet Kryesore Politikë

Sali Berisha, pavarësisht shiut, edhe sot ka dalë në protest për largimin e Edi Ramës.

Ai tha se qytetarët kërkojnë largimin e Ramës, dhe kjo gjë do të ndodhë.

Edhe në vrimën e miut të futet, Rama nuk ka shpëtim”, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.

“Kjo protestë do të përmbysë Edvin Zografin e dytë. Forcë në botë që ta shpëtojë atë nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë. 

Le të shkojë në shkretëtirat e largëta të Azisë dhe të Afrikës, por ai në këtë vend i ka kohërat e numëruara.

Protesta siç e sheh ti ka një vrull të madh në rritje. 

Sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën. 

Sot protesta botërore ka për kryeqytet Tiranën. 

Ata fat që pësoi diktatori dhe junta, atë fat do të pësojë Edi Rama në Tiranë.

Rama të jetë i bindur që edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do të mund të shpëtojë nga ky cunam. 

Një herë ia mbath në shkretëtira, një herë në tunelet e Skraparit”, u shpreh ai.

Share: