LAJMI I FUNDIT /Makina bie nga 8 m lartësi në Këlcyrë, disa persona të plagosur

Aktualitet Kronikë Kryesore

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatin Leskaj në Këlcyrë.

Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke rënë nga 8 metra lartësi, ndërsa njoftohet se ka disa të plagosur.

Nga informacionet paraprake thuhet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca ndërsa po ashtu edhe një helikopter, i cili pritet të transportojë shoferin, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Share: