“Të degjeneroj m**”, Vokshi: Kreu i bashkisë kërcënon gazetarin

Politikë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar një rast kërcënimi, që sipas saj, kreu i bashkisë së Pukës ka bërë ndaj gazetarit të emisionit “Fiks Fare”.

Ajo shkruan se bandat zyrtare të kryeministrit Edi Rama kanë filluar të tregojnë muskujt dhe kërcënojnë me jetë gazetarët në krye të detyrës. Sipas saj, gazetari është kërcënuar pasi po investigonte rastin e një nënë, e cila ishte pushuar nga puna në mënyrë të padrejtë.

Demokratja ka listuar një sërë rastesh, ku gazetarët janë penguar në punën e tyre. Albana Vokshi në një postim në “Facebook” përmend edhe pengimin e gazetares së News 24, Dorjana Bezat, teksa po raportonte mbi aksionin e prishjes së shtëpive tek “Bregu i Lumit” në Tiranë

Postimi i plotë i Vokshit:

Bandat zyrtare të #Kryeministrit, u tregojnë “muskujt” dhe kërcënojnë me jetë #gazetarët!!

Para disa ditësh, #Kryetari i #Bashkisë #Pukë ka kërcënuar me jetë një gazetar të emisionit “Fiks Fare”. “Të degjeneroj m..”, “Të lidhi për konopi e nje ktu të la…” kërcënon Kryebashkiaku i Edi Ramës, gazetarin që po investigonte historinë e pushimit të padrejtë nga puna, vetëm për arësye politiketë një nëne të pambrojtur.

E dënueshme, e papranueshme, sjellja e Kryetarit të Bashkisë Pukë, i cili ende qëndron në detyrë, edhe pas kërcënimeve me jetë si bandit ndaj një gazetari që ishte në detyrë. Ky është modeli i narkoshtetit, që vodhi në mes të ditës 10 milion euro për të blerë zgjedhjet e dikatatorit. E po kështu po blejnë edhe heshtjen e mediave me para, tendera, koncesione, PPP apo me kërcënime edhe me jetë.

Është koha për të mos heshtur!! Ftoj Shoqatat dhe Unionin e Gazetarëve të reagojnë në mbrojtje të gazetarëve që shantazhohen e dhunohen nga qeveritarë vendore e qendrorë.

13 prill ftoj në protestë;

– gazetarët, të cilët kërcënohen hapur nga Kryeministri, si në rastin e Ylli Rakipit,

– gazetarët që kërcënohen hapur nga kryetari i Bashkisë Pukë, si në rastin e gazetarit të emisionit investigativ “ Fiks fare”

– gazetarët që kërcënohen live nga policia e Lleshajt dhe Kryetarit të Bashkisë Tiranë, padronit të televizioneve dhe portaleve të gjobave si në rastin gazetares së Neës 24.

– gazetarët e proceduar vetëm pse po bënin me përkushtim detyrën e gazetarit investigativ duke publikuar lidhjet e frikshme të funksionarëve të lartë me krimin dhe trafikun si Jetmir Olldashi, Basir Collakut

– të gjithë gazetarët që ndihen te kërcënuar, keqtrajtuar, shantazhuar, shfrytëzuar nga bandat ne qeveri dhe bandat ne rrugë!!

#Protesto13Prill

#PaLiriTëMediasNukKaDemokraci.

Share: