Nje dite pas tensioneve te forta, perplasjeve dhe dhunes mes policise dhe banoreve qe kundershtojne shembjen e banesave ne zonen e Bregut te Lumit, mengjesin e sotem, forca te shumta policore dhe fadroma kane shkuar serish ne vend.
Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona të zonës së Bregut të Lumit, që protestuan ditën e djeshme, kunder vendimit per shembjen e banesave qe preken nga zgjatimi i Bulevardit të ri.
Ne kete video duket policia e pajisur me skafandra qe ka zbarkuar ne zone, nderkohe qe banoret qellojne me gure dhe mallkojne, kunder vendimit qe i le pa shtepi.
PD njofton se banoret kane dale ne proteste dhe po iu bashkohen edhe ish deputetet Jorida Tabaku e Klevis Balliu.
Nderkohe, qe Policia nuk lejon ish-deputetet Bumçi dhe Balliu te afrohen tek zona ku po prishen banesat.