Një baba 27 vjeç vrau djalin 4 vjeç në banesë. Lajmin e bëri të ditur Media greke “Zougla” e cila shkruan se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Halandri të Greqisë, në kryqëzimin e rrugëve të Tymfristos dhe Messinia
Autoritetet greke raportojnë se më pas babai ka kthyer armën nga vetja dhe ka kryer vetëvrasje. Policia arriti në vendngjarje dhe gjeti një skenë horror. Një fëmijë 4 vjeç i vdekur dhe pranë tij trupi i babait të larë në gjak dhe i vdekur gjithashtu.
Shkaqet e tragjedisë janë të panjohura deri tani. Paraprakisht dyshohet se 27-vjeçari kishte dyshime se bashkëshortja e tij kishte lidhje jashtëmartesore. Gjithashtu, burime policore kanë thënë se çifti kishte pasur zënka të vazhdueshme.
Gruaja ka mësuar gjithçka vetëm në mëngjes. Autoritetet janë duke zbardhur tabulatet telefonike, për të zbuluar se me kë fliste bashkëshortja e të ndjerit përpara ngjarjes fatale.