Në vitin 1936, inxhineri sovjetik, Vladimir Lukjanov, ndërtoi kompjuterin e parë në botë, për zgjidhjen e ekuacioneve të pjesshme. Pajisja zgjidhte ekuacionet, përmes lëvizjes se një serie tubash të ndërlidhura më njëra-tjetrën, dhe të mbushura me ujë. Ky lloj kompjuteri analog u quajt ‘Water Integrator’.
Nivelet e ujit në dhomat e ndryshme, përfaqësonin numrat që shtypeshin për të kryer një veprim të caktuar matematikor. Dhe shkalla e rrjedhjes ndërmjet tubave, përfaqësonte veprimet matematikore. Pra një lloj kompjuteri hidraulik.
Këto kompjutera uji u përdorën me sukses në fusha të tjera si gjeologjia, metalurgjia, fizika termike dhe inxhinieria e raketave. Në vitet 1970, këto kompjutera përdoreshin ende në 115 institucione prodhuese, kërkimore dhe arsimore në BRSS. Vetëm pas viteve 1980, ata nisën të zëvendësohen me kompjuterat digjitalë, që u bënë më të sofistikuar.