79 vjet më parë, lindi nobelisti afrikano-jugor JM Coetzee

Aktualitet Kulturë Reportazh / Profil

John Maxwell Coetzee lindi në Afrikën e Jugut, nga prindër me origjinë të përzier holandeze, gjermane dhe polake. Coetzee e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij të hershme në Kejp Taun dhe Uorçester. Ai studio për matematikë dhe gjuhë angleze dhe Universitetin e Kejp Taunit, ndërsa u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar më 1962, ku punoi si programues kompjuterash për degën e kompanisë IBM në Londër.

Ai kreu një master mbi shkencat kompjuterike në SHBA, ndërsa më pas nisi të studionte letërsinë angleze në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut deri në vitin 1971. Aty nisi të shkruante edhe romanin e tij të parë “Dusklands”. Coetzee kërkoi qëndrim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, kërkesë që iu refzua pjesërisht për shkak të përfshirjes së tij në protestat kundër luftës në Vietnam.

Në marsin e vitit 1970, ai kishte qenë një nga 45 studentët e fakultetit, që pushtuan sallën e universitetit, duke u arrestuar nga policia. Rrikthehet në Afrikën e Jugut për të dhënë letërsi angleze në Universitetin e Kejp Taunit. Pas daljes në pension në vitin 2002, zhvendoset në Adelaide të Australisë ku jeton edhe sot.

JM Coetzee, ishte shkrimtari i parë që fitoi dy herë çmimin “The Man Booker International Prize”. Ndërsa në tetor 2003, shpallet fitues i çmimit Nobel në letërsi, duke qëne i dyti pas jug-afrikanes tjeter Nadine Gordimer. Gjatë dhënies së çmimit, Akademia Suedeze vlerësonte “strukturën unike të romaneve të tij, dialogjet e thella dhe madhështinë analitike”. Romani i tij më i njohur, që është përshtatur edhe në një film aritistik, titullohet ’Turpi”.

Share: