Thënia e vjetër “të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, nxjerr në mënyrë të qartë në pah, një nga aftësitë e mëdha të Romakëve, që kanë krijuar një sistem të gjerë dhe kompleks rrugor, që u mundësoi të lehtësojnë dhe në përputhje me rrethanat, të inkurajojnë udhëtimet dhe bizneset. Rrugët ishin një mjet i rëndësishëm i qytetërimit dhe romanizimit, si dhe boshti kryesor dhe i domosdoshëm për kohezionin politik dhe administrativ të Perandorisë.
Sistemi rrugor i krijuar nga romakët gradualisht u zgjerua me përparimin e pushtimeve. Në fakt, rrjeti rrugor romak u lind dhe u zhvillua gjatë mijëvjeçarit, që nga shekulli i 5-të pes në V e.s, duke numëruar në epokën Imperiale një rrjet prej mbi 120 mijë kilometra rrugë.
Patjetër që udhëtohej më shumë sesa mendojmë zakonisht, madje edhe më shumë në një botë të globalizuar si ajo e Perandorisë Romake, e cila shtrihej nga Deti i Veriut deri në Detin e Kuq dhe nga Oqeani Atlantik në Gjirin Persik, ku kishte kufij dhe pasaporta.
Më e vjetra e rrugëve të mëdha të trafikut romak ishte Via Appia, e quajtur regina viarum, e ndërtuar në vitin 312 pes. nga Appio Claudio Cieco, nga i cili mori emrin. Ndërtimi i Via Appia – ashtu si me shumë rrugë të tjera romake përgjatë epokës republikane që kishte Romën si epiqendër – u përcaktua kryesisht nga interesi politiko-ushtarak, me qëllim të sigurimit të një lidhje të përhershme me të gjithë Italinë, si dhe bashkimin e gadishullit.
Të paktën në linjat e saj thelbësore ky rrjet i madh rrugor ka vazhduar të ekzistojë edhe pas rënies së Perandorisë, aq shumë saqë ajo përfaqësoi një nga trashëgimet më të spikatura që na ka lënë Roma, duke pasur parasysh se edhe sot shumë prej rrugëve tona ndjekin të njëjtat rrugë si ato romake. / bota.al