Mbështetja e qeverisë italiane për “jelekverdhët” në Francë i ka tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë. Qeveria në Paris është e indinjuar dhe bën fjalë për një provokim të papranueshëm
Pas grindjeve prej disa javësh mes qeverisë së Francës nën presidentin Emmanuel Macron dhe qeverisë populiste të djathtë në Romë, Parisi e ka tërhequr për konsultime ambasadorin e vet nga Roma. Ndërhyrjete fundit të Italisë në poliitkën e brendshme franceze janë një “provokim i papranueshëm”, komunikoi Ministria e Jashtme franceze. Mbështetja e lëvizjes së jelekverdhëve nga politika e Romës “cënon respektin, për të cilin janë të detyruara ndaj nejra-tjetrës qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe të lirë”.
Në fokus zgjedhjet për Parlamentin Europian
Përfaqësuesi i qeverisë franceze u shpreh i inidinjuar edhe ndaj takimit të fshehtë të zëvendëskryeministrit italian Luigi Di Maio me përfaqësues të “jelekverdhëve” të martën (06.02) në Paris. Vetëm katër muaj para zgjedhjeve për Parlamentin Europian qeveria në Romë fare hapur është angazhuar për lëvizjen eprotestës, që kërkon tërheqjen epresidentit Macron. Kalkulimi që me sa duket bëjnë populistët është të fitojnë pikë në elektorat për zgjedhjet europiane.
Di Maio nga lëvizja populiste “Pesë yjet” është takuar me disa kandidatë të “jelekverdhëve” për zgjedhjet europiane në fund të majit, ndër ta edhe me zëdhënësin e lëvizjes së protestës, Christophe Chalençon. Ky është si figurë e diskutueshme për shkak të deklarimeve të tij ksneofobe dhe kundër islamizmit.
Mes “jelekverdhëve” dhe lëvizjes “Pesë yjet” ka shumë “pikëtakime”, deklalroi zyra e Di Maios. Kjo ka të bëjë me temat për drejtësinë sociale, demokracinë direkte dhe mjedisin. “Era e ndryshimeve i ka kaluar alpet”, pati komunikuar Di Maio pas takimit me jelekverdhët.
Front kundër Macron
Qeveria e Italisë e përbërë nga lëvizja Pesë Yjet dhe partia radikale e djathtë Lega qysh muajin e kaluar i mbështeti “jelekverdhët”. “Jelekverdhë – jini të qendrueshëm”, oati deklaruar Di Maio gjatë protestave. Zëvendëskryeministri italian dhe ministër i Brendshëm Matteo Salvini pati dekalruar, se ai mbështet “qytetarët seriozë” në protestën e tyre kundër presidentit Macron, i cili qeveris “kundër popullit të tij”. “Jelekverdhët” në manifestimet e tyre të ëprjavshme kërkojnë dorëheqjen e Macronit dhe distancimin nga politika e tij sociale.
Mollë sherri politika e migracionit
Qeveria italiane prej kohësh është në konflikt me Macronin – ndër të tjera për shkak të politikës së saj restriktive ndaj emigracionit. Macron e akuzoi Rimën për “cinizëm” dhe “mungesë përgjegjësie”, pasi Italia refuzoi të pranojnë ankorimin në protet e saj të anijeve me refugjatë. Di Maio u kundërvu duke deklaruar, se emigrimi masiv nga Afrika është pasojë, që “vende të caktuara europiane, në radhë të parë Franca, asnjëherë nuk janë ndalur së kolonizuari vendet afrikane.” / Burimi: Deutsche Welle