Deputeti demokrat: Ligji i 2008 solli në Parlament hajdutë batanijesh dhe tutorë, unë se kam peshqesh mandatin tim

Kryesore Politikë

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV ORA deklaroi se ligji i trumbetuar nga partitë politike dhe i miratuar në 2008 për Reformën Zgjedhore, solli në Parlament trafikantë, hajdutë batanijesh, tutorë dhe hajdutë makinash.

Murrizi: Nuk jam i emëruar për të qenë demokrat në asnjë lloj vendimi i kujtdo që me një të ngitur të dorës, si manikin për t’i bërë fresk kryetarit mund të emërojë që të bëhen demokratë, republikanë, socialist, LSI-stë, sepse këta mendojnë se i gjithë sistemi është sipas asaj enës së ngushtë të tyre. 

Hila: Ka një pjesë që mendon se ata që futen nga lista janë njerëz që po i emëron Rama. Ka karaktere aty që kundërshtojnë Ramën?

Murrizi: Në fakt personazhe më groteske seç ka sjellë ky ligj që u trumbetua në 2008 dhe do të sillte elitën në Parlament dhe solli 6, 7, 8, 12 trafikantë, tutorë, hajdutë batanijesh, hajdutë makinash ikën nga ligji i dekriminalizimit se ishim i vetmi vend në të gjithë Evropën ish-komuniste po dhe në BE, që bëm ligj enkas për largimin nga Kuvendi, të atyre që hartojnë ligjet për njerëz të lidhur me krimin. Po nuk di të ketë pasur më grotesk se ata që ishin dhe ikën. 

Fakti që tek ky Komision i çiftit Gjiknuri- Bylykbashi, të 14 ata që ishin në salllë të opozitës që kërkoi kryeministri ta intimidonte, votuan në bllok të 14 kundër asaj nismës false që po e bëjmë këtë komision edhe me parlamentar edhe me qytetarë, kundër rregullores së Kuvendit. 

Hila: Ndiheni i intimiduar? 

Murrizi: Hiç fare. Sepse unë aty nuk kam marrë asnjë peshqesh. Atë mandat nuk e quaj peshqesh, ose qerasje e liderit për një shërbim X, apo për një të britme në çadër.

Share: