Vokshi-Hajdarit: Turp! Kërkove 1 minutë heshtje për dëshmorët nga ata që i vranë

Politikë

Pasi deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka kërkuar në seancën e sotme plenare, që të mbahet 1 minutë heshtje për 4 të vrarët e masakrës së 2 prillit, ka reaguar ish-deputetja Albana Vokshi. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vokshi shprehet se i kërkoi këtë respekt, pikërisht atyre që i vranë.

 


 

Statusi i Albana Vokshit

TURP të kërkosh një minutë heshtje për 4 dëshmorët e demokracisë nga ata që urdhëruan vrasjen e tyre!!!

Bujar Bishanaku, Arben Broci, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, martirë të demokracisë, dhanë jetën e tyre për një Shqipëri të lirë pa komunista e ish sigurima, pa vrasës e pa urdhërues vrasjesh…

Ndaj është detyre e gjithësecilit orej nesh të cojme deri ne fund amanetin e tyre.

#NukKaKthimPas

#PërNjëShqipëriSiGjithëEuropa

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka kërkuar në seancën e sotme plenare, që të mbahet 1 minutë heshtje për 4 të vrarët e masakrës së 2 prillit. Ditën e djeshme, u përkujtua në Shkodër 28-vjetori i vrasjes së Arben Brocit, Nazmi Kryeziu, Bujar Nishanaku dhe Besnik Ceka. I akuzuari kryesor nga familjarët e viktimave është Gramoz Ruçi, i cili asokohe ishte Ministër i Brendshëm.

Share: