“S’negociojmë mandatin”, Rama: Noc Rrokun do marrësh o Lul!

Politikë

Nga Librazhdi ku zhvilloi ciklin e takimeve ‘Bashkia që duam’ kryeministri Edi Rama ishte i qartë dhe i prerë ndaj opozitës. “ Asnjë tryezë për të negociuar mandatin e dhënë nga populli” -u shpreh Rama, ndërsa si në cdo dalje, nuk kurseu ironitë e talljet me kreun e PD Lulzim Basha si edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Rama u shpreh se më 30 qershor do të marrin edhe ato bashki që sot drejtohen nga të djathtët ndërsa lidhur me vendimin ekstrës të opozitës për djegien e mandateve, Rama solli një parti italiane të viteve ’20 e cila më tej tha Rama, u shkri, duke paralajmëruar të njëjtin fat edhe për to.

“Ku mbushin zyrat e huaja që atyre i vidhen votat, por ka një mënyrë shumë të thjeshtë për ta arsyteuar gjithë këtë. Jo vetëm në Librazhd por në gjithë Shqipërinë. Tani ka demokratë me mend në kokë që të thotë se ishte më kollaj të munde saliun me gjithë shtetin sesa të mundesh lulin me gjithë fallxhpren që e mban në krah.

Akoma më mirë se jemi aty për të arritur fitoren, por në 30 qershor do t’i mundim edhe në Kukës shumë më thellë nga ç’i mundëm më parë.

S’e nuk ka demokratë të arsyeshëm, që të thotë që PD është bërë më e fortë dhe kryetari i PD-së është bërë më i zoti. Çfarë kanë bërë kur humbën zgjedhjet. Zgjedhjet i humbën duke qenë në qeveri, duke pasur ministrinë e Brendshme, ministrin e Financave, arsimit, duke pasur të gjithë ministritë  e mëdha që nga OSHEE patjetër dhe Drejtorinë e Burgjeve. Se pa drejtorinë e Burgjeve i duket sikur nuk do fitojnë zgjedhjet. Ishin mësuar që kriminelët t’i nxjerrin me leje barre për të lindur.

Bridhnin në gjithë zonat e Shqipërisë në të gjithë zonat e vendit për të kërcënuar vendin. Ata zgjodhën të bëjnë diçka që askush nuk e ka bërë. Ka vetëm një parti që ka bërë atë që kanë bërë ata. Vetëm, një parti në vitet ’20 në Itali bëri atë c’ka bënë ata. Dhe ajo parti u shkri, kështu do shkrihen edhe ata.

Ashtu do shkrihen dhe ata se zgjodhën të tradhëtojnë popullin e tyre. Noc Rrokun do marrësh o Lul. Se kush do marrë Nocin dhe kush do marrë Rrokun ndaje me Monikën. 30 vjet kjo histori duhet të marrë fund.

Sepse e provuam dy vjet para sot Lulin e kisha poshtë penxheres, më këndonte himnin poshtë penxheres. Më vinte me çadër. Dhe kur nuk e mori gjysmën tjetër filloi prap nga e para. Nuk ka më gjysma gjysma dhe asnjë lloj zgjedhje për të negociuar mandatin që na keni dhënë ju. Por na keni dhënë mandatin për të mbështetur fermërët dhe të krijojmë kushte më të mira për ata që vijnë pas nesh. Nuk na keni dhënë mandatin që të shohim filxhan me Monën. Thotë Mona e pashë Lul, edhe pak po vjen. Pashë një E që po shkon poshtë, një L që po ngrihet dhe një T këmbë përpjetë.”-u shpreh Rama.

Share: